INSTAT: Transporti i pasagjerëve përmes detit bie me 78 përqind gjatë 9-mujorit

Ekonomi | 6 vite më parë

 

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.094 mijë ton, duke u ulur me 9.4 përqind, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi transportin e mallrave dhe pasagjerëve, sipas të cilit, në nëntëmujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 295.066 pasagjerë, ose 78 përqind më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Referuar të dhënave edhe numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes linjave ajrore ka r]nie gati 60 përqind.
“Në muajin Shtator 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 81.9 përqind të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në nëntëmujorin e vitit 2020 është 1.043.457 pasagjerë duke u ulur me 59.3 përqind, krahasuar me nëntëmujorin e 2019”, thuhet në raportin e INSTAT.
Rënie ka shënuar edhe volume i mallrave të transportuara përmes hekurudhës. Sipas INSTAT, në nëntëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.624 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40.5 përqind, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2019. (Sipas ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme