Ministrja e Financave Denaj, paraqet në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, projektligjin “Për buxhetin e shtetit 2021″

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, projektligjin “Për buxhetin e shtetit 2021”. Gjatë prezantimit, ministrja Denaj, bëri një ekspoze të ekonomisë gjatë këtij viti, si dhe pritshmëritë deri në fund të 2020. Referuar pritshmërive të 2021, ministrja Denaj vlerësoi se “ekzistojnë premisat e duhura për një rekuperim të rritjes ekonomike gjatë vitit të ardhshëm”.
“Gjithashtu, duke marrë në konsideratë që fondametet kryesore të ekonomisë nuk do të pësojnë ndonjë goditje problematike, presim që rritja për 2021 të rikthehet në nivelin e rreth +5.5% dhe më pas të konvergojë dhe stabilizohet afër nivelit + 4%, nivel i cili ne vlerësojmë është dhe rritja potenciale e ekonomisë sonë për periudhën afatmesme në vijim. Rritja ekonomike përgjatë periudhës 2021-2023 pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet”, u shpreh Ministrja.
Zonja Denaj u shpreh se shpenzimet Buxhetore për vitin e ardhshëm janë programuar në nivelin e 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB, me rritje në terma nominalë me rreth 8 miliardë lekë krahasuar me Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2020. Sipas ministres, buxheti 2021 do të vijojnë të mbështesë sektorët prioritarë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe mbështetjen e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit./rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




