Rama premton naftë pa taksa për fshatin

Kryeministrit Edi Rama ka njoftuar se në fillim të vitit të ardhshëm karburanti që përdoret në bujqësi do të zhvishet nga tre taksat që rëndonin më parë. “Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm , nafta karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas, pa akcizë, pa taksën e karbonit dhe pa taksën e qarkullimit” tha zoti Rma të martën para gazetarëve. “Sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jetë nga shteti. S’do të ketë histori me fatura për rimbursim. Se u kthye dikur në skena skandaloze me furnizim benzash me zë të lartë. Me këtë u japim mundësi fermerëve me NIPT pa rëndesa fare. Ka një kalkulim të thjeshtë për litrat e naftës që duhen. Sasia që do harxhojë fermeri për barrën 50% mbi çmimin do jepet falas” spjegoi zoti Rama.
Nga ana e tij kreu i opozitës Lulzim Basha ka lajmëruar se në rast se vjen në pushtet do të akordojë për fermerët 100 milionë euro në vit.
Analistët i shikojnë këto zhvillime në konteksin e fushatës elektorale që ka nisur me premtime të mëdha. Bujqësia dhe fshati duket se do të jenë në epiqendër të kësaj fushate, pasi atje jetojnë numri më i madh i popullsisë së vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




