Danimarka jep leje operacionale për gazsjellësin “Nord Stream 2”

Autoritetet daneze njoftuan të enjten se kanë miratuar lejen operacionale për një tubacion nënujor, që synon të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Lajmin e jep ATSH duke ju referuar DPA.
“Vendimi lidhet me komisionimin dhe funksionimin e tubacioneve “Nord Stream 2”, tha Agjencia daneze e Energjisë.
Vitin e kaluar, agjencia lëshoi një leje që lejon “Nord Stream 2 AG” të ndërtojë tubacione binjake që do të kalonin 147 kilometra në barrierën kontinentale daneze, në Detit Baltik.
“Nord Stream 2 AG” kontrollohet nga kompania energjetike ruse “Gazprom”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




