Rimbursimi i TVSH-së dhe Stoku. Në tremujorin e tretë janë rimbursuar 4,63 miliard lekë

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020, janë rimbursuar gjithsej 4,63 miliard lekë. Gjatë këtij tremujori, rreth 2,51 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qenë në total 268 me vlerë rreth 2,11 miliard lekë. Ndërkohë që për 6 muajt e parë të këtij viti shuma e rimbursimeve ishte 7.2 miliard lekë .
Gjatë tremujorit të tretë 2020, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 371 kërkesa për rimbursim me vlerë rreth 5,48 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 280 kërkesa me vlerë rreth 4,30 miliard lekë dhe 91 kërkesa me vlerë rreth 1,18 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.
Në fund të tremujorit të tretë 2020, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 11,3 miliard lekë nga 11,8 miliard që ishte në fund të tremujorit të dytë të vitit 2020. Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj të cilat trajtohen me këste përbëjnë 88.7 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të tretë të 2020. Ndërsa kërkesat FIFO u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




