Rama në Lushnje, inspekton punimet për kanalet vaditëse

Ekonomi | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen për rezervuarin e Thanës. Zoti Rama deklaron se ky rezervuar do të jetë më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon “Drejt përfundimit vepra madhore e ujitjes, nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës, më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon, te ndërtimi i 44 kilometrave kanale kryesore që deri dje ishin vija uji nëpër plehra e kallamishte dhe 167 kilometrave kanale sekondare që kishin humbur rrugëve, duke garantuar ujitjen e çdo parcele në një hapësirë prodhuese prej 12 mijë hektarësh”, shprehet kryeministri.”Sot kemi përgjysmuar raportin import – eksport krahasuar me ditën kur morëm detyrën dhe kemi dyfishuar prodhimin bujqësor vendas në tregun e brendshë” shtoi kryeministri Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme