GREQI – Transporti publik ende me probleme pas temperaturave – 24,8 °C

Autobusët dhe trenat në Athinë vazhduan të përballen me probleme në disa zona për shkak të motit të keq dhe dëborës së madhe që ra në kryeqytet të martën.
Zonat në periferi të qytetit, të tilla si Kifissia, Penteli, Acharnes, Thrakomakedones dhe Fylis nuk kishin shërbime të plota të autobusëve për shkak të dëborës në rrugë dhe pemëve të rëna.
Sipas organizatës së transportit publik të Athinës, OASA, funksionimi normal i linjave të autobusëve dhe trameve po rikthehet gradualisht.
Ndërkohë, temperatura shumë të ulëta mbizotëruan në vend gjatë fazës së dytë të stuhisë “Medea”, sipas shërbimit të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës, meteo.gr.
Temperatura më e ulët u regjistrua në Neos Kafkasos në Florina dhe ishte -24.8C. Qyteti i Ptolemaidas pasoi me -20,4, Kilada i Kozanit me -19,9, qyteti i Follorinës me -18,9 dhe qyteti i Grevenasë me -17,3./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




