COVID 19, Greqia do të pezullojë procesin mësimor në shkolla

Greqia do të pezullojë procesin mësimor në shkolla, në një përpjekje për të vënë nën kontroll një valë të dytë të pandemisë se COVID 19.
Fillimisht Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias, i cili tha se deri më 30 nëntor, do të pezulloheshin shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet.
Por më pas Ministrja e Arsimit dhe Fesë Niki Kerameos tha se nga e hëna dhe për dy javë, mësimi është i pezulluar. Shkollat fillore, kopshtet, shkollat e mesme dhe licetë do të qëndrojnë të mbyllura, tha ajo.
Mësimi online do të fillojë të mërkurën, do të zgjasë 30 minuta. ai do tëzhvillohet nga ora 2 në mesditë deri në 5 për shkollat fillore dhe nga ora 2 në 4 për kopshtet.
Që nga e premta Greqia ka hyrë në izolim. Dinamika e përhapjes së Covid-19 është e paparashikueshme, ndaj nuk përjashtohet shtyrja e vendimit deri në një datë të dytë.
Sipas të dhënave zyrtare në Greqi janë infektuar 69,675 dhe 997 persona kanë humbur jetën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




