Kufiri detar shqiptaro-grek, Mitsotakis: “Mënyra se si shtetet serioze, zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”

Greqi | 6 vite më parë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar rrugën që do të ndjekë Shqipëria dhe Greqia, për të zgjidhur mosmarrëveshjen për kufirin detar. Sipas kryeministrit grek, “kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme, zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”. Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çështjen e kufirit detar në Detin Jon.
Lajmi, për këto komente, u bë publik nga mediat greke dhe i referohen një deklarate të kryeministrit Mitsotakis, pas një takimi me presidentin qipriot, Nicos Anastasiades, dhe atë egjiptian, Fatah al Sisi në Nikozia.

“Kemi rënë dakord që, meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare, jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” citohet zoti Mitsotakis. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme