Ul siparin konkursi “Tempo”- Pjesëmarrës 180 artistë të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Sociale | 2 vite më parë

“Tempo” mbyll siparin e edicionit të tretë. Në këtë event konkurruan 180 fëmijë në 6 disiplina piano, violinë, violinçelë, kitarë, muzikë dhome si dhe instrumente frymore klarinetë dhe flaut. 

Në natën e katërt fituesit e shpallur nga juria luajtën në instrumentet muzikorë njeri pas tjetrit. Në kategorinë e pianos u dhanë dy çmime absolute  për Ermes Balili dhe Kristel Jaku.

Emocionet ishin të papërshkrueshme për fituesen e trofeut te violinçele Liciana Gaudino.

Performanca e artistëve të rinj që konkurruan në këtë edicion të trete të “Tempo” e bëri që finalja të ishe një finale spektakolare. 

Përveç trofeve u shpërndanë edhe diploma dhe vlerësime për mësuesit dhe shkollat e ndryshme të muzikës. Ky eveniment u mundësua nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacioneve, Bashkia Gjirokastër.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme