Muzeu i Kadaresë në 365 ditë- Interes i lartë nga vizitorë vendas dhe të huaj gjatë 2023

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Gjirokastër, ka ngjallur një interes tepër të lartë nga vizitorët vendas e të huaj gjatë vitit 2023.Ciceroni pranë këtij muzeu thotë se rreth 8 mijë turistë kanë shfaqur interesin për tu njohur më nga afër me jetën dhe veprën e korifeut që aq mrekullisht ka përshkruar qytetin e gurtë.
Shtëpia e korifeut të letrave shqipe Ismail Kadare në qytetin e Gjirokastrës përgjatë 365 ditëve të vitit 2023 ka qenë më I preferuari nga turistë ,pasi është parë një interes tepër I lartë si nga ata vendas por edhe të huaj. Sipas ciceronit të muzeut Bruno Pjetri ka pasur një rritje të turistëve krahasuar me vitet e kaluara duke shkuar në 8 mijë vizitorë.
Pjetri thekson se turistët të cilët kanë parë nga afër muzeun e shkrimtarit Kadare kanë qenë kryesisht gjerman, francez ,spanjoll pra nga të gjitha vendet e botës ,ku kanë pasur mundësinë të njihen më nga afër me vlerat e gjuhës shqipe ,por edhe me periudhën në të cilën jetoi e punoi Ismail Kadare.
Pritet që ky vit të jetë edhe më i mirë ,ku shifrat e vizitorëve të shënojnë sërish rekord ,pasi me rivitalizimin që I është bërë së fundmi këtij muzeu interesi I turistëve është më I madh.
Muzeu i Kadaresë ngelet një nga destinacionet më të pëlqyera në qytetin e gurtë të Gjirokastrës për t’u vizituar nga turistët.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




