Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022, “Një engjëll veshë me frak” i Stefan Çapalikut, romani më i mirë

Kulturë | 3 vite më parë

Është mbajtur ceremonia e shpalljes së fituesve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Kjo ditë kulmoi dhe me 124 vjetorin e lindjes së poetit  të madh Lazgush Poradeci. Të pranishëm në këtë eveniment ishin Ministrja e Kulturës Elva Margariti, shkrimtarë, përkthyes dhe botues.  

Juria e ngritur, ka vlerësuar prurjet në disa zhanre duke shpallur fitues Stefan Çapaliku me librin “Një engjëll veshë me frak” si romani më i mirë i vitit”; Olimbi Velaj me librin “Lumturia e të tjerëve” fiton çmimin “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”;  Xhemal Lloshi fiton çmimin “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit”; Behar Jacaj me librin “Hoteli përbri Kishës” fiton Çmimin “Vëllimi më i mirë me tregime”; Mira Meksi me “Vjeshta e patriarkut” fiton Çmimin si “Përkthimi më i mirë”; autorja Edi Gogo fiton Çmimin “Libri më i mirë për fëmijë”

Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë një traditë e hershme e krijuar ndër vite për të vlerësuar krijimet më të mira të një viti duke motivuar dhe duke shtyrë përpara autorët e veprave.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme