FEST 62, Adelina Ismajli: Shqipëria më ka dashur gjithmonë shumë, nuk më kryqëzoi asnjëherë!

Adelina Ismajli ka shkëlqyer në përformancën e saj në Fest 62, duke ngritur peshë të gjithë sallën me këngën tashmë të mirënjohur “Zemrën nuk ta fal”. Energji, vokal shpërthyes, emocione, mund të përkufizohet e gjithë performanca e saj fantastike, e cila u shoqërua duke kënduar edhe nga spektatorët në sallën e mbushur plot në Pallatin e Kongreseve.
Edhe vetë artistja, pas përfundimit të performancës, mes mallëngjimit u shpreh se ishte shumë e emocionuar.
“Nuk mund t’i përshkuaj emocionet që po ndjej. Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë”, tha Ismajli.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




