Eneda Tarifa në Këndin e Radio Tiranës: Festivali i Këngës rrit konkurrencën dhe përgjegjësinë

Këngëtarja Eneda Tarifa e ftuar në Këndin e Radio Tiranës është shprehur se Festivali është një ndjesi që nuk arrin ta shpjegosh.
Ajo u shpreh pas performancës së saj në “Natën e Nostalgjisë” se në një event të tillë përgjegjësia është e lartë.
“Festivali është festivali, është një ndjesi që nuk arrin ta shpjegosh dot, çfarë e bën kaq tërheqës. Ndoshta fryma e konkurrimit dhe përgjegjësia me të cilin ne e marrim është tepër e lartë.
Kjo është një skenë e madhe. Kjo të “ha” themi ne. Pallati i Kongreseve që për fat të keq është i vetmi që kemi, dhe për fat të mirë që e kemi se mund të mos e kishim fare. Është një skenë gjigante, shikon edhe njerëz të caktuar që do t’i përqafosh, atëherë përgjegjësia bëhet shumë e madhe”, u shpreh këngaëtarja Tarifa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




