Shpallen fituesit e “Wanderlust in Albania”, Kumbaro: 687 konkurrentë nga 40 vende të botës

Janë shpallur fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove më të bukura promovouese për Shqipërinë Turistike.
Në mbrëmjen gala të organizuar mbrëmjen e sotme (12 nëntor), Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në garë ishin 687 konkurrentë nga 40 vende të botës
“Në Shqipërinë turistike të vitit 2023 vendosëm që ky konkurs të jetë ndërkombëtar dhe fotografët të jenë ata që e kanë përshkruar Shqipërinë nga të gjitha vendet e botës dhe me etjen e udhëtarit të na zbuloj ë atraksionet tona, të cilat ndonjëherë nuk u kuptojmë. Janë mbledhur rreth 7000 mijë fotografi në një kohë shumë të shkurtër”, u shpreh Kumbaro.
Fituesit e “Wanderlust in Albania”:
- Peizazh: Fation Plaku, Bleron Caka, Aldo Tare
- Agroturizëm dhe Kulinari: Aldo Mustafa, Anxhi Çeliku dhe Mirela Andoni
- Arkitekturë: Ergys Temali, Elvis Vrioni dhe Adelina Marku
- Monumente dhe Site Arkeologjike: Nikolay Shabarkov (Bullgari), Antonio Lombardi (Itali) Duli Kasmi
- Folklor: Ardian Fezollari, Naxhie Elezi, Bjori Thana
- Foto dhe video panoramike: Dajana Reci, Altin Serani dhe Beatrice Chan
- Artizanat dhe Zejtari: Mikaela Lala, Carolyn Perry dhe Thomas Hadinger
- Ekoturizëm: Bleron Caka, Anxhi Çeliku, Thomas Hadinger
- Eventet e aplikacionit TEA: Idlir Abazaj, Ina Tepshi Nurjana Mullaj
- Fotoreportazh: Albert Cmeta, Zeni Alla dhe Sara Zekaj
- Turizëm Sportiv: Alket Islami, Aida Dhefto dhe Altin Serani
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




