Konkursi “Çesk Zadeja”-Ndahen çmimet e edicionit të dytë të kompozitorëve të rinj

Kulturë | 3 vite më parë

Konkursi “Çesk Zadeja”- Ndahen çmimet e edicionit të dytë të kompozitorëve të rinj

Në kuadër të 70- vjetorit të krijimit të Teatrit të Operas dhe Baletit është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Çesk Zadeja” për kompozitoret e rinj.

Ky është edicioni i dyte i këtij konkursi që mban emrin e kompozitorit të madh Çesk Zadeja.

Kryetari jurisë, Vaso Tole foli për rëndësinë e këtyre konkurseve për të mbështetur kompozitorët  e rinj.

Çmimin e tretë i këtij edicioni iu dha kompozitores nga Kosova, Fjolla Gashi çmimi i dytë shkoi për kompozitorin Edmir Zaganjori dhe çmimi i parë Cesk Zadeja shkoi për kompozitorin Kristo Piqoli.

Veprat e Fituesve të çmimeve të këtij edicioni do të luhen nga  Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme