Arkeologjia shqiptare, 75 vite nga krijimi i muzeut të parë

Arkeologjia shqiptare feston 75 vite të krijimit të muzeut të parë arkeologjik në Shqipëri, por kërkimet në këtë fushë janë më të hershme, ato datojnë qysh prej vitit 1418 nga Qirjaku I Ankonës e deri te humanisti Marlin Barleti apo Gjergj Fishta, por këto kërkime morën forme te institucionalizuar me ngritjen e muzeut të parë arkeologjikë ne Shqipëri ne 48. Kryetari i Akademisë së Shkencave u shpreh se gjetjet arkeologjike kanë vërtetuar lashtësinë e gjuhës shqipe e cila është 8 mijë vjeçare.
“Një nga arsyet që akademia ka kërkuar dhe ka mirëpritur riardhjen e Institutit të Albanologjisë pranë akademisë së shkencave është që të rritet interesi për shkencat dhe mbështetja financiare”, tha Skënder Gjinushi.
Brezi i parë i arkeologëve shqiptarë Hasan Ceka, Skënder Anamali, Selim Islami dhe Frano Prendi hapën me sukses rrugët e para të kërkimeve sistematike arkeologjike në Shqipëri, ndërsa Arkeologu Neritan Ceka vendos theksin te fondet e pamjaftuara në këtë fushë të cilat janë të pamjaftueshme.
“Ajo që mungon është financimi i gërmimeve arkeologjike me program, arkeologjia jep vetëm për Butrintit sot rreth 2 milionë euro dhe nga këto qeveria na kthen vetëm 60 mijë euro”, tha Neritan Ceka.
Nëntoka shqiptare është konsideruar gjithnjë e pasur për sitet arkeologjike, ndërsa zonat më të pasura konsiderohen Korça, zonat rreth Apolonisë, Shkodra për periudha të ndryshme historike.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




