Fondi i librave të rrallë, biblioteka shkencore në Shkodër vijon dixhitalizimin

Kulturë | 3 vite më parë

Fondi Albano-Balkanologjik i Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” mund të konsiderohet si një nga thesaret e çmuara të saj. Hershmëria e fondit të librave të rrallë nis që me “Historinë e jetës dhe bëmave të Skënderbeut” e viteve 1508-1510 nga Marin Barleti. Kjo ka rritur interesin e studentëve për anëtarësime në këtë bibliotekë.

“Studentët e universitetit sidomos ato të viteve të para janë më të interesuar të vijnë të prezantohen të njihen me fondet e bibliotekës mund të themi se numri ka shkuar deri në 35 regjistrime në bibiotekë”, tha Alketa Bekteshi, drejtoreshë e Bibliotekës UNISHK.

Biblioteka Shkencore ka bërë progres edhe sa i përket digjitalizimit të fondit të rrallë të librave.

“Procesi i digjitalizimit në një epokë që më shumë po shkon tek teknologjia dhe kjo përthithet më shumë tek brezi i ri është aktualisht edhe në bibliotekë një proces i cili po ndodh dhe do të vazhdoj. Aktualisht kemi 35 libra të cilët përbëjnë fondin e librit të rrallë të cilat janë të digjitalizuara dhe mund të gjenden tek faqja jonë e bibliotekës”, tha Alketa Bekteshi.

Veç fondit të rrallë, Biblioteka Shkencore ka shtuar fondin e librave duke e pasuruar atë me tituj të rinj. Kjo ka ardhur si rezultat i akt dhurimeve të bëra nga institucione, autorë, studiues dhe dashamirës të librit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme