TKOB së shpejti shfaqje për personat që nuk shikojnë

Sociale | 3 vite më parë

U nënshkrua  në Teatrin e  Operas dhe Baletit memorandumi i bashkëpunimit me organizaten UNAA  Albania  për nismën që vjen për herë të parë në teatrin e Operas  dhe Baletit duke sjellë 5 shfaqe me përshkrim zanor për personat të cilët nuk shikojnë. 

Drejtoresha e TKOB Abigela Voshtina tha  se kjo nisëm është gjithëpërfshirëse për personat me aftesi të kufizuara

Diego Zelka i cili aspiron të behet Tenor u shpreh i lumtur  për këtë nisëm që e sjell më afër artit.

Shfaqja e parë  me përshkrim zanor do të jetë “Arrëthyesi” në muajin dhjetor.

Gazetare Denada Shkodrani

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme