Turqia dhuron libra për Bibliotekën Kombëtare

Kulturë | 3 vite më parë

Ambasada e Repulikës  së  Turqise  në  Tiranë, i ka dhuruar Bibliotekës Kombëtare një fond librash.  Bëhet fjalë për 230 tituj librash të rinj me vlera albanologjike  dhe  balkanologjike të fushave  te ndryshme si  gjuhësi  letërsi, histori, art, kulturë, muzikë, arkeologji  dhe  hulimtime shkencore në gjuhën  turke  dhe  shqipe.

Ceremonia e dhurimit u bë në kuadër te tetorit si muaj i librit.

Ky  donacion  është  shumë i veçantë sepse  përkon me 100 vjetorin e  themelimit të  shtetit  turk e njëkohësisht  vendosjes së marrëdhënieve diplomatike  Turqi – Shqiperi.

Librat e dhuruar  kanë  sjellë  dhe  çeljen e një ekspozite  në Bibliotekën Kombëtare e cila do të  jete e hapur për  vizitorët për tu  njohur  nga afër me këto   libra.

/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme