“Ju flet Agron Çobani”/ Jeta dhe vepra e ish-drejtorit të RTSH vjen përmes një dokumentari

Copëza kujtimesh, momentet shënjuese, grimca jete shënjuan dokumentarin “Ju flet Agron Çobani” që në momentet e para të tij.
Familjarë, miq e bashkëpunëtorë të Çobanit sollën edhe njëherë tjetër figurën e tij me anë të kujtimeve që ruanin me të.
Lot dhe emocione të cilat erdhën përmes regjisores së dokumentarit, Zhejniva Garo.
“Një tradicion tashmë për Radio Televizionit Shqiptar për të rikthyer përherë në kujtesë dhe vëmendje në ato personalitet që janë rritur në RTSH”, tha Garo.
Drejtori aktual i Radio Televizionit Publike Shqiptar, Alfred Peza e ka cilësuar Agron Çobanin si një ikonë të medias.
“Jam i lumtur që ja dolëm të sillnim për ju premierën e këtij dokumentari. Do të vazhdojmë të respektojmë njerëzit si Agron Çobani që ka bërë historinë e Radio Televizionit Shqiptar” shprehet Peza.
Familjarët e kujtojnë Çobanin si njeriun e palodhur në punë, dhe në kujdesin familjar.
“Prezenca e tij është ndoshta më e fortë se kur ishte fizikisht. Filluan të shkruanin gazetat pafund, atëherë thashë që nuk e paskam ditur se çfarë burri paskam pasur. Ka qenë nga ata njerëz që problemet e punës i linte në punë, vetëm se pjesën më të madhe të kohës ë kalonte në punë”, u shprehën familjarët.
Agron Çobani ka qenë një personalitet shumë dimensional, gazetar i spikatur ndërsa për disa vite me radhë ka qenë Drejtor i Radio Tirana dhe po ashtu Drejtor i Radio Televizionit Publik shqiptar.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




