Homeriada në tinguj/ Një koncert ndryshe i kompozitores Blerina Shalari

Kulturë | 3 vite më parë

Kompozitorja Blerina Shalari shfaqi për publikun koncertin “ Homeriada”.  Notat në pentagram për Blerinën janë fjalë për jetën, që ajo i krijoi me sytë e shpirtit.  Artistë të TOB luajtën në piano, violin, violincelë dhe flaut krijimet e kompozitores Shalari.

Tingujt e parë në piano i solli e motra e saj, Alda.  

Te “Homeriada” pianistja Ingrid Pulizo, profesoresha e Blerinës ishte dhe koncertmaestër e gjithë koncertit, me të luajtën edhe solistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Një pjesë të muzikës së krijuar prej saj, Blerina e luajti në piano për të pranishëmit.

Rapsodi i mbrëmjes ishte Homeri, që u interpretua nga aktori Dritan Boriçi.

Pasi studioi për piano në Liceun Artistik, Blerina ka përfunduar Akademine e Arteve për Kompozicion dhe së fundi, ajo ka mbrojtur titullin doktore e shkencave, me një temë në folklor mbi iso-polifoninë shqiptare.

Gazetare: Teuta Shamku

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme