Kryeqyteti me një tjetër vepër artistike, Veliaj: Sa bukur të shohësh artin të lulëzojë në çdo cep të Tiranës

Kryeqytetit i shtohet një tjetër vepër artistike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga skulptura kontemporane e realizuar nga artisti, Adi Dule dhe që është vendosur në një prej shesheve në kryeqytet.
“Sa bukur të shohësh artin të lulëzojë në çdo cep të Tiranës. Skulptura kontemporane, realizuar nga artisti Adi Dule, është bizhuja më e re e sheshit “Bukureshti”. FANTASTIKE! Një super bravo për Adin”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




