“Konkubina e Maleve”, shkrimtari Luan Rama prezanton librin e ri

Kulturë | 3 vite më parë

Shkrimtari dhe diplomati Luan Rama zhvilloi sot një takim me lexuesit në qendrën kombëtare të librit.

Shkrimtari foli lidhur me botimet e tij në shqip dhe frëngjisht.

Rama është autor i shumë studimeve mbi pikëtakimet e kulturave franko-shqiptare.

Ka përkthyer gjithashtu mbi 15 libra nga frëngjishtja në shqip dhe shqipja në frëngjisht. Në takimin e sotëm ai foli për romanin e tij më të ri “Konkubina e Maleve” dhe historinë dramatike që ai përshkruan.

”Kam qenë shumë i tërhequr për të gjetur pikë lidhjet që lidhin Francën me Shqipërinë nga pikëpamja historike, shpesh personat që kam takuar janë bërë subjekte tregimesh dhe tashme tregimet janë kthyer në romane. “Konkubina e Maleve” është historia e gjyshes time dhe është një histori shumë interesante”, thotë autori i librit Luan Rama.

Një pikë shumë e rëndësishme e Luan Ramës është të qenit edhe diplomat ku shprehet se të dy profesionet qëndrojnë në harmoni të plotë me njëri tjetrin.

Gazetare: Xhilda Leka

    

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme