Për herë të parë në Shqipëri dhe në teatrin Petro Marko në Vlorë, një komedi muzikore

“Vrasje në Paris” një vepër e fundshekullit të 19-të, e komediografit francez Eugene Laviche është ngjitur këtë fundjavë në skenën e “Petro Markos”.
Nën regjinë e Laert Vasilit dhe një kasti të zgjedhur aktorësh si parodisti Afrim Agalliu, aktorët Eva Pango, Artan Islami, Margent Caushi, Viktor Tahiraj, me muzikë të Artur Dhamos dhe skenografi të Drini Shehut, shfaqja u ndoq nga publiku vlonjat në sallë me kureshtje si një miksim i Parodisë, Satirës dhe Vaudeville-t, në një vepër të aktualizuar që i flet shqip aktualitetit të ditëve tona.
Për regjisorin, njëherësh protagonist i shfaqjes Laert Vasili, emocioni para publikut vlonjat mbetet i papërsëritshëm, ndërsa lidhja e qytetit me parodinë është ajo që e shtyu ta sillte këtë shfaqje në këtë teatër, ndërsa e ka dhe një mesazh për politikën.
Edhe qytetarë, spektatorë të komedisë muzikore janë shprehur për një shfaqje të bukur që përcolli humor të këndshëm.
Komedia “Vrasje në Paris” do të shfaqet përgjatë gjithë fundjavës në teatrin Petro Marko, për tu rikthyer sërish fundjavën e ardhshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




