Ramiz Kovaçi nderohet si ”Qytetar Nderi” i Krujës pas vdekjes, Dhrami: Të punoja me portretin e tij ishte një punë e lehtë

Në ditën e lindjes se baritonit të njohur, Ramiz Kovaçi në qytetin e Krujës është organizuar një aktivitet në nder të kësaj figure të njohur. Skulptori i njohur, Muntaz Dhrami, ka skalitur në bronx portretin e figurës së njohur të mjeshtrit të madh, Ramiz Kovaçi i cili është i nderuar me titullin e lartë ” Nderi i Kombit”.
Në ceremoninë e organizuar nga bashkia Krujë, e bija Rajna Kovaçi, vlerësoi punën dhe aktivitetin në tërësi në nderim të babait të saj.
Grupi i njohur i pleqve të Krujës, ne fund të aktivitetit, kënduan këngën enkas për artistin e madh Ramiz Kovaçi. Ramiz Kovaçi është nderuar nga bashkia e Krujës “Qytetar Nderi” pas vdekjes , si ndër zërat virtuoz dhe artistët e shquar në artin shqiptar.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




