Aleksandër Peçi, tjetër premierë botërore, vepra futuristike, Gea2551 bashkë me Orkestrën Simfonike të FA

Nuk resht së kompozuari Aleksandër Peçi, ndër të paktët e mbetur gjallë nga brezi i tij i kompozitorëve të mëdhenj, tashmë të ndjerë si: Feim Ibrahimi, Aleksandër Lalo, Kujtim Laro etj.
Në moshën 71-vjeçare kompozon sikur ka qenë i ri. Në qershor të vitit të kaluar pati premierën e koncertit për violin me pjesëmarrjen e violinistit Elvin Hoxha Ganjiev, ndërsa mbrëmë në Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor një tjetër premierë botërore e Peçit, koncert për piano dhe orkestër numër 5, Gea 2552.
Një vepër futuriste, që vështron në të gjitha kohët,nga muzika gregoriane, bizantine, Bahu apo Moxarti, te etnosi shqiptar dhe kabaizmi, rryma që e ka krijuar vetë Peçi, po mbështetur te oi-të dhe kabatë shqiptare.
Me pjesëmarrjen e pianistit francez, Pascal Gallet dhe për herë të parë me orkestrën e re simfonike të Forcave të Armatosura me dirigjent Harlen Nikolli. Por edhe koncert për violinë dhe orkestër numër 1 nga Paganini me dirigjente, Elda Laro dhe violinist,Laura Llozin.
Pasi ka falenderuar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili duke qenë edhe vetë instrumentist ka rithemeluar Orkestrën Simfonike të FA, duke punësuar shumë instrumentistë të rinj të sapodalë nga shkolla, që nuk gjenin punë apo që ende studiojnë.
Gazetarja: Magdalena Alla
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




