Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit: Sot është një ditë e trishtë për Teatrin

Kulturë | 5 vite më parë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Piro Mani. Zoti Basha shkruan se kjo është një ditë e trishtë për artin shqiptarë, ndërkohë që i shpreh ngushëllimet  bashkëshortes së tij dhe fëmijëve.

‘Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani. E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit. Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme