Ndarja nga jeta e aktorit Pirro Mani, Ruçi: Artist kalibri!

Kulturë | 5 vite më parë

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Pirro Mani. Ai e vlerëson Manin si artist kalibri dhe burim i emancipimit të shqiptarëve. Për Ruçin, Pirro Mani është i përjetësuar në veprën artistike që u ka lënë brezave të shqiptarëve.

“Me dëshpërim moral lajmin mbi ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar, Artistit të Popullit, Pirro Mani.  Një jetë e tërë kushtuar teatrit dhe filmit, e bën Pirro Manin sinonim të artit të regjisurës shqiptare. Pirro vuri në skenën e teatrit shqiptar vepra të kalibrit të lartë dhe krijoi me rolet e veta personazhe që kanë mbetur në kujtesën e artdashësve dhe të popullit shqiptar. Veprat që ka venë në skenë Pirro Mani i kanë sjellë publikut jehonën e ngjarjeve monumentale të historisë së shqiptarëve dhe historisë botërore. Ai ka gjithashtu meritën e formimit të dhjetëra brezave të aktorëve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Arti i Pirro Manit ka qenë dhe mbetet një burim i emancipimit shoqëror dhe kulturor të shqiptarëve. Pirro Mani është përjetësuar në veprën artistike që u ka lenë brezave të shqiptarëve”, shkruan Ruçi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme