Foto/ I jepet lamtumira e fundit artistit, Pirro Mani

Kulturë | 5 vite më parë

Aktorit dhe regjisorit të njohur Pirro Mani, i është dhënë lamtumira e fundit në SHBA, aty ku edhe ndërroi jetë. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë familjarët dhe miqtë e tij. Fjala e lamtumirës është mbajtur nga artisti, Pëllumb Kulla.

Në karrierën e tij artistike Pirro Mani numëron mbi 80 shfaqje. Ishte mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.  Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar dhe ka qenë drejtor i këtij teatri. Shfaqjet kulminante me regji të Piro Manit janë: “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë dhe ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme