Mevlan Shanaj: Pirro Mani, një prej krijuesve të portretit të kombit

Kulturë | 5 vite më parë

Regjisori Mevlan Shanaj, sa i përket lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit Pirro Meani, shprehet se kjo është një ditë e zezë për të gjithë artin shqiptar.

“Të iki Pirro Mani do të thotë se për tërë kulturën shqiptare është një ikje pa kthim e një prej atyre që kanë krijuar portretin e kombit. Ai ishte maja më e lartë në teatrin shqiptar. Unë dua t’i shpreh ngushëllimet gjithë artit shqiptar”, regjisori i njohur Pirro Mani.

Sipas njoftimit të familjes, sot në mëngjes, e enjte 3 Qershor 2021, në shtëpinë e tij në Nju Jork, nën kujdesin e njerzëve të dashur të familjes, pushoi së rrahuri zemra e artistit të madh, e regjizorit më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria, (Mjeshtër i Madh) Pirro Kosta Mani.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Pirro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme