Gjirokastër, konferencë shkencore në nder të 175 – vjetorit të lindjes së Naim Frashërit

Kulturë | 5 vite më parë

Në nderim të 175 – vjetorit të lindjes së Naim Frashërit  Akademia e Shkencave dhe Universiteti “Eqrem Çabej” organizuan sot në ambientet e këtij të fundit një konferencë shkencore. E ideuar me dy seanca, në të u sollën rreth 12 referime nga pedagogë të Universitetit të Gjirokastër dhe emra të njohur të botës akademike si: akademik Pëllumb Xhufi, prof.dr.Dhori Qirjazi, prof.dr. Valter Memisha, prof.dr. Shaban Sinani etj,

“Jemi sot në përkujtim të një prej figurave më të mëdha të Rilindjes Naim Frashërit.Është viti ku kremtohet 175 vjetori i kësaj figure qëndrore. Dihet roli i rilindjes në zhvillimin e shoqërisë shqiptare veçanërisht në krijimin e identitetit shqiptar. Pikërisht Naimi kultivoi idenë që ne jemi një komb po aq i qytetëruar sa të tjerët, me historinë e lashtë dhe me sytë nga perëndimi. Ky është vizioni i Naimit që është dhe sot aktual ku të gjithë dëgjojmë atë tezën e famshme të integrimit europian. Pra është një ëndërr e rilindasve, një orientim i rilindasve i cili është duke u bërë realitet.” – tha Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave

Nga më të larmishmet ishin temat e kumtesave gjatë kësaj veprimtarie shkencore si: Nga frashëllinjtë bejtexhinj tek frashëllinjtë e mëdhenj, Shqipëria ideale e Naimit dhe Shqipëria ideale e Dritëro Agollit: Nga “Bagëti e Bujqësia” tek “Nënë Shqipëri”, Tri vepra të reja të Naimit në osmanisht, Iluminizmi i Naimit dhe iluministët grekë të revolucionit të vitit 1821 etj, të cilat plotësuan portretin e rilindasit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme