Hapen kinematë sipas protokolleve për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka firmosur urdhrin për hapjen e kinemave sipas protokolleve për COVID-19. Urdhri i Ogerta Manastirliut është publikuar në Fletoren Zyrtare. Urdhri i ri përjashton kinematë nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër, teatrot dhe koncertet vazhdojnë të jenë të pezulluara sipas urdhrit të datës 29 maj 2020.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19, nenit 113, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, si dhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 4540, datë 9.10.2020,
URDHËROJ:
Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.
2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




