Debati, Zekthi: Berisha s’duhet të qëndrojë në arrest! Gjikondi: Edhe mëshirë s’duhet të ketë!

Mbajtja e zotit Berisha në arrest shtëpiak gjatë procesit të tij, ka qenë shkak për debat në emisionin 3D të Alban Dudushit, i cili u moderua nga gazetarja Sonila Agostini.
Analisti Fitim Zekthi tha se tashmë zoti Berisha nuk duhet të që ndrojë në arrest. Sipas tij vendimet kolegjiale nuk mund të gjykohen. “Nuk ka fajësi për vendime kolegjiale” këmbënguli Zekthi.
Por juristja Brizida Gjikondi tha se me vepren penale që rëndon ndaj zotit Berisha, procesi nuk mund të zhvillohej në liri. “Mëshirë nuk duhet patur” tha ajo, duke shtuar se zotit Bersha ka qenë figurë simbol për shtetin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




