Zekthi: Berisha ka një akuzë, s’duhet të merret me politikë

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi” me temë “Saga e berishajve në gjykatë” analisti Fitim Zekthi tha se në Shqipëri, marrëdhëniet mes politikës dhe drejtësisë kanë hyrë në një fazë të re.
Zoti Zekthi kujtoi se është e para herë në 34 vjet që liderët politikë po shkojnë para gjykatave. Ai përmendi emrin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, për të ardhur tek ish udhëheqësi i PD Sali Berisha.
Sipas zotit Zekthi asnjë prej tyre nuk e ka pranuar SAPK-un si një organ që po kryen këtë proces brenda një filozofie të re për të goditur ata që deri tani nuk prekeshin.
Lidhur me “procesin Berisha” ai tha se për fat të keq zoti Berisha e ka kthyer në luftë politike. Ndërsa meritonte të zhvillonte një proces të drejtë, zoti Berisha nuk duhej të ishte kryetar i PD, tha analisti Zekthi. Ai kujtoi se ky është një rregull që ndiqet në vendet demokratike. “Berisha ka një akuzë, s’duhet të merrej me politikë. Do të ishte në nderin e tij të zhvillonte një proces dhe të shpallej i pafalshëm” tha analisti Fitim Zekthi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




