Hasani: Nevojë urgjente për strategji gjithëpërfshirëse të riintegrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga Siria, të organizuar nga Shqipëria të kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asanblesë Parlamentare të OKB- së.
Në këtë takim, ministri ka deklaruar se, “Shqipëria është e angazhuar për të luftuar radikalizmin, duke zbatuar praktikat më të mira për riatdhesimin e shtetasve dhe duke ofruar mbështetje thelbësore për riintegrimin.
Në rrjete sociale ministri ka bërë publike fotot nga takimi duke nënvizuar nevojën urgjente për një strategji gjithëpërfshirëse, që i jep përparësi mbrojtjes dhe riintegrimit të të kthyerve, veçanërisht fëmijëve, viktimat më të pafajshme të konfliktit.
Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




