Rama: Ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030, për Shqipërinë 2030

Politikë | 2 vite më parë

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste, janë angazhuar gjatë kësaj jave në takime me qytetarët, përfshirë ata që nuk janë anëtarë të PS, në kuadër të vizionit për “Shqipërinë 2030”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga këto takime, duke theksuar se ka filluar ndërtimi i “rrugës së Partisë Socialiste” për të realizuar vizionin “Shqipëria 2030”.

“Java e Gjelbër e Kuvendit është një javë angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030 për Shqipërinë 2030,” shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama, më herët ka deklaruar se, “synimi ynë është që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon në të gjithë aspektet dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme