Spiropali takim me gratë deputete dhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, u takua sot me përfaqësuese të grave deputete dhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit Spiropali diskutoi me deputetet e Kosovës mbi sfidat e përbashkëta të vendeve tona, si dhe mbi fuqizimin ekonomik, politik e shoqëror të grave, si faktor i zhvillimit, demokratizimit dhe progresit të shoqërive tona.

Kryeparlamentarja Spiropali zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme