Zgjidhen anëtarët e rinj për KLP dhe KLGJ

Politikë | 2 vite më parë

Kuvendi ka zgjedhur sot anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vijnë nga radhët e avokatëve.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor u zgjodhën Bledar Bajri dhe Albens Tabaku , ndërsa Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji u zgjodhën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Votimi i tyre në Kuvend nuk mori shumicë absolute, por sipas ligjit për të shmangur një bllokim të mundshëm ata zgjidhet automatikisht të emëruar nëse votimi i tyre dështon për tre herë radhazi në Kuvend.

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme