Zgjedhjet në Himarë – KQZ regjistron 11 parti, mes tyre edhe PD nën drejtimin e Sali Berishës

Politikë | 2 vite më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 11 parti që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Himarë më 4 gusht. Pjesë e partive të regjistruara ishte edhe Partia Demokratike, këtë herë nën drejtimin e Sali Berishës pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

“Dokumentacioni i paraqitur nga të gjitha partitë është i rregullt për të marrë pjesë në zgjedhjet e Himarës, miratojmë regjistrimin e tyre. Miratojmë regjistrimin  e Partisë Demokratike (PD) me drejtues Komitetin Nismëtar të përfaqësuar nga Sali Berisha”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Në zgjedhjet e pjesshme në Himarë në garë janë vetëm dy kandidatë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria e koalicionit opozitar.

24 korriku është edhe afati i fundit i regjistrimi të koalicioneve në zgjedhjet e Himarës, ndërsa më 27 korrik do të nis dhe fushata elektorale e dy kandidatëve, të cilët do të kenë në dispozicion vetëm 1 javë kohë.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë mbahen pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vite burg për blerje votash. Ai u arrestua paka para zgjedhjeve, ndërsa nga ajo kohë Himara është drejtuar nga disa kryetarë të komanduar.

Partitë politike të regjistruara nga KQZ janë:

  1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  2. “Partia Republikane Shqiptare” regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  3. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  4. “Fryma e Re Demokratike” regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  5. “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  6. “Partia e Lirisë”, regjistruar subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  7. “Partia Balli Kombëtar”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.
  8. “Partia Demokratike”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  9. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  10. “Balli Kombëtar Demokrat”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
  11. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme