Reforma Zgjedhore, Basha: Refuzoni pazarin Rama-Berisha për të mbyllur listat

Ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë dhe Sali Berishën se po bëjnë pazar për të mbyllur listat e deputetëve në kurriz të shqiptarëve.
Në një konferencë për mediat, Basha tha se listat që u hapën me vendim të Gjykatës Kushtetuese pritet të mbyllen ditën e premte gjatë seancës së fundit të Kuvendit përmes “pazarit Rama-Berisha” dhe të votohet nga deputetët, të cilët do të bashkojnë votat.
Duke e cilësuar si atentat kushtuese, Basha tha se kjo bëhet vetëm për interes të tyre që të kenë kontrollin mbi partinë.
“Ky Pazar pritet të marrë formë në seancën e së enjtes ose të premtes. Pakti Rama-Berisha për të mbyllur listat me Reformën Zgjedhore, të cilat ishin të hapura me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Dyshja e tangos e ka mbyllur pazarin që të bashkojnë votat dhe të kalojnë këtë atentat kushtetues. I shërben Ramës dhe Berishës të rrisin kontrollin ndaj vartësve të tyre. Bashkojnë votat që të mbyllin listat për t’ju kontrolluar ju, votën tuaj, për t’ju trajtuar si dele”, tha Basha.
Basha u ka bërë thirrje edhe deputetëve të PD që të distancohen sa nuk është ende vonë dhe të mos e votojnë atë që ai e cilëson “pazarin Rama-Berisha”.
“Deputetëve të PD u them se 4 muaj më parë paralajmërova se duke votuar amnistinë do votonit për të liruar të korruptuarit e Ramës. Një pjesë prej jush e trajtuan këtë thirrje me syzet e nxira të interesit personal me të cilin matin të sotmen dhe të nesërmen e tyre duke e votuar. Më pas një pjesë u shfajësuar se nuk e dinin, ndonëse paralajmërimi im prej kohës ishte në sytë dhe veshët e publikut dhe përfaqësuesve të publikut. Sot këtë të martë dua t’i drejtoj këtë thirrje se nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. Nëse shkelmoni interesin e qytetarëve”, tha Basha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




