Zgjedhjet vendore të 14 majit, KAS vendos gjoba për numëruesit e 8 qendrave të votimit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të premten që të pranojë kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, për të gjobitur me 20 000 lekë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave në zgjedhjet e 14 majit, për 4 qendra votimi, si dhe me 15 000 lekë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave për 4 qendra të tjera.
KAS mori në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative për anëtarët e grupeve të numërimit, në zbatim të vendimit nr. 48, datë 16.05.2024, “Për miratimin e raportit mbi gjetjet kyçe të procesit të këqyrjes pas zgjedhore të fletëve të votimit, materialit zgjedhor dhe pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik (PEVN) të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023 dhe për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24.09.2023”.
“Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendosi sanksionin administrativ gjobë në masën 20.000 lekë për secilin anëtar të Grupeve të Numërimit të Votave për QV 1317/00, për QV 1420/05, QV 1869/01, QV 2069/00 dhe sanksionin administrativ gjobë në masën 15.000 lekë për secilin anëtar të Grupeve të Numërimit të Votave për QV 0172/00, QV 2272/01. QV 4016/00, QV 4455/01“, thuhet në njoftimin e KAS.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




