Apeli i dha vulën e PD Berishës, Basha: Vendimi i gjykatës tregoi se kush bën pazare me Ramën

Lulzim Basha ka cilësuar vendimin e gjykatës së Apelit si pazare mes Rithemelimit dhe Ramës. Ai ka akuzuar Rithemelimin se për shkak të kalkulimeve të vogla dhe pazareve me Edi Ramën kanë dëmtuar kauzën e reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të lira. Para Kuvendit, Basha tha se të gjitha betejat e tij janë për qytetarët.
“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal, fati im personal në politikë e kam lidhur me gjërat që besoj. Për gjërat që kam besuar kam bërë betejë. Disa i kam fituar për qytetarët shqiptarët, disa i kemi humbur dhe pasojat i vuajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ajo që më motivon është përkushtimi që kam ndaj kauzave që kam ndaj qytetarëve. Reforma Zgjedhore nuk është për veten time, as për forcën time politike, është për qytetarët. Kanë 4 muaj që nuk ekziston komisioni bipartizan i reformës për kalkulime të vogla brenda opozitës. Ky është moment që janë të çliruar nga ankthi i vulës dhe t’i thërrasin mendjes dhe ku e kanë çuar kauzën e zgjedhjeve të lira me kalkulimet e vogla dhe pazaret e vogla me Edi Ramën. Distancimin me Ramën t’i bëjnë ata që bëjnë pazare me Ramën dhe kush bën pazare me te është i qartë edhe nga vendimi i gjykatës dje”, tha Basha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




