Pr.ligji për Prefektin e Qarkut, Balla: Rrisim efiçencën dhe konsolidimin e performancës së Prefektit

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, ndryshimet në pr.ligjin për Prefektin e Qarkut, të cilat sipas tij do të ridimensionojnë rolin e prefektit.

Domosdoshmëria për këto ndryshime, theksoi Balla, erdhi si nevojë për të rritur eficensën dhe konsoliduar performancën e prefektit të qarkut.

“Janë ndryshime të cilat synojnë një ridimensionim të rolit të prefektit të qarkut.

Mendoj që domosdoshmëria për këto ndryshime erdhi si nevojë për rritjen e eficencës dhe për ta konsoliduar performancën e prefektit t qarkut për të garantuar shërbime më cilësore, për një qeverisje më pranë qytetarëve dhe të përforcojmë rolin e perfektit. Duke iu garantuar se kemi pasur në vëmendje respektimin e të gjitha pavarësive që burojnë vetëqeverisja vendore”, tha Balla.

Ministri sqaroi se ky pr.ligj rregullon tre prej problematikave të evidentuara gjatë zbatimit të ligjit për prefektin e qarkut.

“Pr.ligji rregullon problemet e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit për prefektin e qarkut:  e para ka të bëjë me përcaktimin e qartë të akteve normative të organeve të vetëqeverisjes vendore të cilat janë objekt i verifikimit të ligjshpolmërisë nga ana e institucionit të prefektit; problematika me organizmat e përkohshëm që drejton prefekti i qarkut; problematika që lidhet me propozimet për emërim apo lirim të drejtuesve të degëve të institucioneve qendrore në nivel territori”, sqaroi Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme