Basha: PS dhe një pjesë e opozitës, ofensivë të kombinuar për të intimiduar SPAK-un dhe GJKKO-në

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Partinë Socialiste dhe një pjesë të opozitës për ofensivë të kombinuar për të intimiduar SPAK-un dhe GJKKO-në.

Në një konferencë për shtyp, Basha tha se nga opozita SPAK po goditet për t’i hedhur poshtë punën e bërë, ndërsa PS-ja, sipas tij po pamundëson hetimet për korrupsion.

Basha deklaroi se javën e ardhshme do të depozitojnë ne Kuvend nisma ligjore për të mbështetur Prokurorinë e Posaçme.

“Shqipëria ka mbërritur në moment kritik. Ka një ofensivë të kombinuar të PS dhe të një pjese të opozitës për te intimiduar SPAK dhe GJKKO. Ofensiva po bëhet me role të përcaktuara. Njëra palë godet me fjalor demonizues të imazhit dhe nxirjen e punës se institucionit. Pala tjetër, PS dhe Rama, në dukje pretendojnë se janë pro SPAK, por në fakt po pamundësojnë hetimet për korrupsion. Statistikat zyrtare tregojnë se numri i denoncimeve të institucioneve shtetërore pranë SPAK është zero. Qeveria është në panik nga SPAK. Qeveria po bashkëpunon me individë të shpallur non grata për korrupsion madhor. Javën tjetër do të depozitojmë ne Kuvend nisma ligjore për të mbështetur SPAK”, deklaroi Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme