Karamuço: Kush po rrethon Dumanin? SPAK po bën një punë spartane !

Eksperti kriminalist Ervin Karamuço vlerëson se për shkak të volumit të jashtëzakonshëm, rreth 750 dosje, SPAK po bën një punë spartane.
Po kush po e rrethon Dumanin, kreun e SPAK? Sipas zotit Karamuça janë shumë palë të interesuara ti bëjnë presion SPAK-ut. Ndaj edhe drejtuesit e këtij organizmi po kërkojnë garanci që puna a tyre të jetë më cilësore. Ai kujtoi se prokurorëve dhe familjeve të tyre u janë bërë kërcënime serioze, që duhen marrë në konsideratë nga ligjvënësit. Zoti Karamuça sugjeroi rritjen e statusit të prokurorëve deri në statusin e përjetshëm, ndërsa tha se duhen vlerësuar edhe rezultatet e punës së tyre. Sipas tij numuri i prokurorëve duhej rritur të paktën edhe me 100 të tjerë. Por ai kërkoi që edhe vetë prokurorët e SPAK dhe BKH të rritin nivelin e punës. Disa prokurorë të SPAK punojnë shpejt ka të tjerë me frena dore, tha Karamuça.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




