“Kontroll nga brenda për korrupsionin në Bashki”, Endrit Shabani i vendosur: Refuzimi do të shoqërohet me padi penale!

Politikë | 3 vite më parë

Si anëtar i Këshillit Bashkiak, kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka kërkuar që çështja e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, të arrestuar 
nga SPAK-u me akuzën e korrupsionit, të debatohet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të hetohet nga Këshilli Bashkiak. “Ne duhet të kuptojmë si ka ndodhur që drejtori i Ujësjellësit i shiste bashkisë ujë nga kompania e vet private. Pra ka një mosfunksionim të mekanizmave të kontrollit të 
brendshëm, të procesit tenderimit etj. Këta kanë abuzuar të paktën 20 milionë euro sipas SPAK-ut, që do të thotë 40 mijë rroga mujore. Ne duhet 
të kuptojmë si do t’i mbyllim këto shtigje që të mos ndoshë sërish”- u shpreh Endrit Shabani, i cili është akoma në pritje për kërkesat për interpelancë me Erion Veliajn dhe ngritjen e komisionit të përkohshëm me qëllim hetimin e fenomenit të korrupsionit të ish drejtorëve. 

“Deri tani nuk kemi asnjë përgjigje. Kjo është kërkesa e dytë që unë bëj brenda 6 muajve, por edhe kjo kërkesë është injoruar, njësoj si edhe kërkesa për interpelancë për incineratorët. Nëse do të vazhdojnë kështu, do të çojmë për ndjekje penale për shpërdorim detyre drejtuesit e Këshillit Bashkiak. Ata nuk mund të sillen sikur janë në çifligun e vet. Këshilli Bashkiak është parlamenti i qytetit dhe kjo punë nuk merr fund vetëm me SPAK, por edhe duke ngritur mekanizma kontrolli dhe raportimi, që të mos ndodhin më”. – tha Endrit Shabani për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme