A do dëshmojë Basha për 21 Janarin? SPAK të hetojë larg ndikimit politik

Politikë | 3 vite më parë

I pyetur nga moderatori i emisionit, Alban Dudushi se, si ish-ministër i Brendshëm përse nuk shkon në mënyrë vullnetare dhe të tregoi të vërtetën e tij për ngjarjen e 21 janarit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se, “nuk ekziston shkuarja vullnetare si në kohën e komunizmit dhe të them; po vi unë që të them të vërtetën time.

SPAK dhe drejtësia, theksoi Basha i ka të gjitha tagrat për të hetuar dhe qëndrimi im nuk ka ndryshuar që nga 22 janari.   

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH 1, z. Basha e komenton ngjarjen e 21 janarit në tre dimensione.

“Ngjarja e 21 Janarit ka tre plane; planin njerëzor, planin ligjor dhe planin politik. Në planin njerëzor është një tragjedi që i ka ndodhur katër qytetarëve të pafajshëm. Po kështu plani ligjor për mua nuk ka ndryshuar asnjë fjalë që nga dita e parë që duhet hetim i plotë , transparent, larg ndikimit politik dhe larg interesave politike” tha ai.

Ndaj vazhdon z. Basha, “duhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm.

“Në aspekti politik që është dhe më i dhimbshëm sepse të gjithë e dimë për çfarë u organizua 21 Janari?. Të gjithë e dimë që sebepi i 21 Janarit u bë marrëveshja e 1 prillit të vitit pasardhës.  Ndërkohë individë që u akuzuan më 21 janar u promovuan politikisht” deklaroi Basha.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme