Ministri Manja: Amnisti për protestuesit e opozitës, pushohen 232 çështje penale

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se nga amnistia penale përfitojnë dhe protestuesit e opozitë.
Por sakaq, Manja u shpreh se do të përjashtohen kallëzimet për veprat penale të kryera në protestat e zhvilluara deri më 31 mars të vitit 2024.
Sipas tij, do të pushohen 232 çështje penale.
“Do të përjashtohen të gjitha kallëzimet që ndodhen në organet përkatëse, për disa lloje veprash penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31/03/2024. Çka do të thotë, për protestuesit e opozitës, pa dallim ndarjesh në kohë, por për një kategori veprash penale, të cilat janë listuar dhe lidhen me këto kategori, do të kemi pushim të ndjekjes penale, në çdo fazë të hetimit apo të gjykimit, për këto kategori. Se cilat janë veprat e listuara, zoti Bardhi do t’i propozojë në amendamentin e tij që do t’i parashtrojë këtu pas meje, kjo do të jetë sa i takon ndjekjes penale. Më lejoni t’ju jap një shifër, që e kemi të rakorduar me organin e akuzës, janë 232 çështje penale që do të përfitojnë nga kjo amnisti, sa i takon ndjekjes penale. Flasim për çështje, sepse numri i personave që përfitojnë është në disafish, ka një çështje penale me 10, 15 apo 20 persona që kanë qenë në hetim apo gjykim”, tha ndër të tjera ai
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




