Dudushi-Sulos: Çfarë gjuhe foli Beleri në fushatë? Sulo: Nuk është ky debati real

Politikë | 3 vite më parë

Drejtuesi i emisionit “3D” në RTSH1, Alban Dudushi iu drejtua gazetarit Arion Sulo se çfarë gjuhe foli Beleri në fushatën elektorale, nisur nga diskutimi i mbrëmjes së sotme të Himarës.

“Beleri me çfarë gjuhe ishte në fushatën e tij elektorale, për çfarë fliste. Është tjetër gjë se sa ndihet konflikti qytetar. Debati atje nuk është as për gjithë Himarën, është për Himarën, Dhërmiun dhe Palasën. Këto tre fshatra janë greqishtfolës. Cila ishte loja e Belerit në këtë rast”, u shpreh Dudushi.

Nga ana e tij, gazetari Arion Sulo theksoi se “nuk është ky debati real” në këtë rast.

“Rama shkoi në fushatë që thoshte “injoranti, s’di as shqip”. Beleri nuk ka bërë asnjë deklaratë deri në atë moment, as për Ramën, as për Greqinë”, u shpreh Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme